Një nuse e guximshme si Teresa Giudice, mbi 1 mijë karfica në kokë ditën e dasmës së saj!

Ylli i “Real Housewives of New Jersey” Teresa Giudice u martua së fundmi me partnerin e saj Luis Ruela në Park Chateau në East Brunswick, përpara mijëra miqve dhe familjes. Ndërkaq, parukierja Lucia Casazza në një intervistë me Andy Cohen për emisionin e tij në radio Sirius XM zbuloi të gjitha detajet e pamjes së Teresa-s. Ajo u shpreh se:

Na duheshin flokë që të ishin të përshtatshme për një mbretëreshë.

Frymëzuar nga nuset italiane dhe mesdhetare, Casazza porositi ekstejshëna me vlerë rreth 7 mijë euro. Çmimi i stilimit në tërësi? Rreth 2500 euro.

U deshën gati dy orë që Casazza dhe anëtarët e tjerë të skuadrës së bukurisë t’i hiqnin më shumë se 1500 karfica nga flokët e Giudice-s pas dasmës. Por ajo mund të ketë pasur disa vështirësi në lëvizje, pasi Casazza tha se Teresa po ankohej për dhimbjen e qafës së saj deri në fund të natës nën peshën e kaq shumë flokëve.

Top Albania Radio