
Një nuse aspak tradicionale, Gerta Shino publikon pamjet nga dasma me të dashurin e saj
Gerta Shino është një nga ish banoret më të komentuara të Big Brother, e cila është në një lidhje prej vitesh me Florentin.
Së fundmi, Gerta dhe Florenti kanë vendosur të martohen. Lajmin e ka bërë të ditur vet Gerta, e cila ka publikuar një foto krahas partnerit e veshur me të bardha.
“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës time dhe nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar Gerta krahas fotos.
Gerta nuk është bërë një nuse tradicionale, ku ka zgjedhur që në vend të fustanit të bardhë, të vishet me një jumpsuit.