Një nga portierët më të mëdhenj në histori, Buffon i thotë lamtumirë futbollit

Gigi Buffon tha ndal. Nuk ka ende një komunikim zyrtar, i cili do të mbërrijë në ditët në vijim në rrjetet sociale të portierit, por vendimi është marrë.

Pas reflektimeve të gjata, Supermeni ndalon në moshën dyzet e pesë vjeç.

Buffon, i cili kishte ende një vit kontratë me Parmën, pranoi pa probleme të veçanta të ndërpresë.

Ai filloi me Parmën, në nëntor 1995, dhe përfundoi me Parmën në verën e 2023, pas njëzet e tetë vitesh karrierë. /G.D abcnews.al/