Një neurolog tregon stërvitjen e tij tipike, për ta mbajtur trurin *e shëndetshëm*

Shëndeti i zemrës ka qenë gjithnjë një vëmendje, por fatmirësisht, së fundmi ka filluar që po aq vëmendje dhe ndërgjegjësim, të ketë edhe për shëndetin e trurit.

Truri dhe zemra kanë një lidhje të fortë me njëra-tjetrën, pasi sëmundjet e zemrës si hipertensioni janë një faktor kryesor rreziku për probleme të tilla si goditjet në tru.

Nahayo Esperant-Hilaire, neurolog, thotë se “kur stërviteni, ju po punoni për të ardhmen e trurit tuaj”.

Mbajtja e trurit tuaj të shëndetshëm mund të konsiderohet edhe më e rëndësishme se shëndeti i zemrës (jo se këtë të fundit duhet ta lini pas dore).

“Nëse e ‘shpërdoroni’ zemrën tuaj, ne mund t’ju japim një zemër tjetër. Nëse ‘shpërdoroni’ trurin, për fat të keq nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë”, shprehet dr. Esperant.

Pra, si e mban një ekspert trurin e tij të shëndetshëm?

Rutina personale e stërvitjes së Dr. Esperant-Hilaire është të vrapojë herët në mëngjes për 45 minuta deri në një orë. Ai përpiqet ta bëjë çdo ditë. Në rastin më të keq, mjeku sigurohet që të vrapojë të paktën 3 herë në javë.

Ndërsa Dr. Esperant-Hilaire preferon vrapin dhe shpesh ua sugjeron pacientëve të tij, ai rekomandon gjithashtu ecjen me biçikletë, notin (që është i shkëlqyer për këdo që përjeton probleme të kyçeve), etj.

Përveç parandalimit të goditjeve në tru, ushtrimet kardio ndihmojnë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës.

Ndërkohë, ushtrimet aerobike janë ideale kur bëhet fjalë për probleme si depresioni, për shkak të endorfinës së përfshirë. Kur stërviteni, ju çlironi hormonet e lumturisë!

Sigurisht, aktiviteti nuk është një kurë për problemet serioze të shëndetit mendor ose fizik. Por qëndrueshmëria përsa i përket një jete aktive, është një hap i madh që ndihmon në mbajtjen e trupit dhe trurit në formë.

Burimi: Well & Good
Anabelmagazine