
“Një ndër pengjet e jetës”, Sonila Meço zbulon ‘merakun’ e së shkuarës
Ajo është gazetare dhe moderatorë e njohur me shumë vite eksperiencë në ekranin shqiptar. Por përpos moderimit, Sonila Meço ka ka zbuluar edhe një nga pasionet e saj të hershme.
Në një postim në ‘Instagram’, gazetarja shfaqet me një violinë në dorë dhe e quan instrumentin si një ndër pengjet e jetës. Por megjithëse e ka ‘brakstisur’ prej vitesh, ajo mendon se ka ende kohë për ta rikuperuar.
“Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për ta rikuperuar”, ka shkruar ajo krah fotos.