Një muaj pasi u bë nënë Iggy Azalea zbulon emrin e të birit
Një muaj pasi bëri publik lajmin se ishte bërë nënë, Iggy Azalea publikoi në Instagram një video-audio të titulluar “Amethyst & Onyx” ku dëgjohet të inkurajojë bebushin të flasë.
Emri i vërtetë i saj është Amethyst Amelia Kelly, ndaj rrjedhimisht Onyx është emri i të birit.
Dikush i shkroi në koment se “gurët e çmuar shkojnë mirë me njëri-tjetrin” – sepse amethyst dhe onyx janë emra gurësh të çmuar – reperja u përgjigj me “jemi shokë të ngushtë”.