Një muaj pas lajmit të shtatzënisë Marina Fara rishfaqet shumë ndryshe, tregon pse u zhduk nga Instagrami
Pothuaj nga muaj nga lajmi i shtatzënisë shoqëruar me fotot e vizitës tek gjinekologia, Marina Fara është rikthyer me një foto të re në facebook. E veshur në stilin “casual”, duket se vajza e këngëtares së njohur Eli Fara ka hequr dorë nga pozat seksi, pasi shfaqet shumë serioze krahasuar me pozat e saj dikur. Nuk kanë munguar komentet e ndjekësve, duke e komplimentuar për pamjen, por edhe duke e pyetur se si ta gjejnë atë në Instagram. “Nuk kam Instagram, e kam mbyllur” i është përgjigjur ajo komentueses, duke lënë të kuptohet se këto kohë po shijon dashurinë dhe privatësinë në qetësi të plotë./Story.al/