Një muaj para dasmës me kolegun, Jona Spahiu s’e fsheh dot më barkun e rrumbullakosur

Moderatorja Jona Spahiu është në pritjen e ëmbël, nga lidhja e bukur e dashurisë me kolegun e saj në “Digitalb”, Frenkli Ymerin, i cili është pjesë e stafit të “Supersport”. Sipas “Iconstyle.al”, Jona është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është thuajse e pamundur tashmë që të fshehë barkun e rrumbullakosur. “Metropol24” ka fotografuar Jonën teksa xhironte puntatën e fundit të programit të saj “Pa filtër”, ku moderatorja shfaqet me duart përpara, teksa mundohet të fshehë sadopak barkun. Jona dhe partneri i saj Frenkli, në muajin qershor do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.