Një motër apo vëlla për Leon? Zbulohet gjinia e bebushit të Chiara Ferragni-t dhe Fedez

Chiara Ferragni dhe Fede janë në pritje të një tjetër bebushi. Lajmin e ka bërë me dije vëllai i madh Leo, i cili me një ekografi në dorë ka ndarë lajmin e ëmbël në Instagramin e blogeres.

Chiara gjithashtu postoi një video, ku shihet se si e ka ndarë këtë gëzim me familjarët. Urimet kanë qenë të shumta për çiftin, por tashmë të gjithë janë sy e veshë për të mësuar gjininë e bebit. Sipas “Oggi”, Chiara dhe Fedez janë në pritje të një vajze. Pra, Leo do të bëhet me një motër! Jo vetëm kaq, pasi “Oggi” shkruan se vogëlushja pritet të vijë në jetë në mars, njësoj si vëllai më i madh. Duket se gjithçka po shkon më së miri për familjen dhe Chiara veçanërisht duket më e lumtur se kurrë.

Gjatë izolimit, blogerja dhe Fedez u siguruan të dhuronin argëtim përmes videove plot humor. Fansat u bindën edhe më shumë se çifti po shijojnë ditët më të bukura në këtë vit të parë të martesës. /News31