“Një moment jete”, Hueyda El Saied ndan si rrallëherë këtë moment relaksi me bashkëshortin

Hueyda El Saied ka treguar herë pas here se gëzon një raport shumë të mirë me partnerin e saj. Ajo ka treguar se si ai e ka mbështetur në çdo hap gjatë jetesës në Luxembourg, ndërsa së fundmi ka treguar me një foto se si e kanë kaluar ditën e dielë.

“Një moment jete midis të gjiithë problemeve që duhet të ndreqim në jetë”, ka shkruar Hueyda krah fotos ku duket se po shijojnë së bashku një gotë shampanje.
Kujtojmë se disa muaj më parë Hueyda vizitoi Shqipërinë së bashku me djalin e saj, megjithatë nuk qëndroi për shumë gjatë pasi siç tregoi në emisionin ‘Ftesë në 5’ i duhej të lëvizte për shkak të punëve që kishte lënë përgjysmë.

revistawho.com