Një model “suksesi” në Shqipëri, që e promovojnë 24 orë në ditë live
Prej disa ditësh, në Top Channel ka nisur “Big Brother Albania VIP”.
Në të janë futur disa personazhe, që vështirë se dallohen për ndonjë vlerë, por që në shoqërinë e sotme konsiderohen personazhe publik, dhe të rëndësishëm madje.
Një prej tyre është një vajzë me emrin Kejvina Kthella.
Cilësia e saj e vetme në jetë, siç dhe shihet në këtë gjënë që transmetohet non stop 24 orë, është trupi i saj.
Pikërisht falë trupit është bërë e famshme, madje përfundoi në faqet kryesore të mediave për shkak se ishte lidhur me një burrë të martuar, i akuzuar për përfshirje në botën e krimit.
Tani këtë vajzën e nxjerrin në TV 24 orë në ditë si model suksesi.
Ndërkohë që ajo, si model suksesi promovon 24 orë në ditë, “asetet” e saj që e kanë sjellë deri këtu, sa konsiderohet VIP.
TemA