Një milioner që mban telefon të thyer kur mund të ketë çdo javë nga një të ri, çfarë na mësoi futbollisti i Manchester City-t
Ky është Riyad Mahrez, futbollist i ‘Manchester City’ dhe një nga më të mirët aktualisht në botë. Ai fiton 160,000 £ në javë, 8,320,000 £ në vit dhe pasuria neto e Mahrez është rreth 49,072,400 £.
Ndërsa ky është telefoni i Mahrez, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij me kampionët në fuqi të ‘Premiere League’. Një milioner me telefon të thyer kur mund të ketë çdo javë nga një të ri. Një telefon që shumë prej nesh nuk do e mbanin, ose do e rregullonin menjëherë ose do blinin tjetër. Por për algjerianin ky është problemi më i vogël.
Mahrez ishte pjesë e formacionit të City-t që u nis për në Shtetet e Bashkuara të shtunën në mëngjes për turneun e tyre para-sezonal. Ai postoi një foto në Twitter të tij duke hipur në avion, por fansat vunë re shpejt se ai mbante një telefon të thyer.
“Mahrez ti ke para,” i shkroi një fans, me shumë të tjerë të habitur si një futbollist i ‘Premier League’ mban një telefon të tillë. Nuk mungoi një replikë nga 31-vjeçari i cili dha një përgjigje gazmore. “Po prisja kontratën e re”, tha ai me shaka.
Të kaluarit nga varfëria (shpesh absolute), tek pasuria absolute iu falë lojtarëvs benefite të mëdha: vila, makina shumë të shtrenjta, veshje e ora me diamante, udhëtime ëndrrash dhe shumë të tjera. Një pjesë e tyre “dehen” nga gjithë kjo pasuri dhe shpesh kemi qenë dëshmitarë të jetës së tyre të shfrenuar. Por, nuk është ky rasti i Mahrez i cili shpesh është vlerësuar si një njeri me këmbë në tokë.