Një mijë të dashurat e Alain Delon: Lidhje me këngëtare e modele, por vetëm një dashuri e vërtetë!

Alain Delon u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Aktori me fame boterore njihej si mashkull plot sharm, i sjellshëm, i papërmbajtshëm, i pashëm dhe vërtet xhentil me vajzat, duke bërë shumë prej tyre që të binin në dashuri me të. Delon cilësohej në Francë si “rrëmbyesi i zemrave”, dhe flitej se gjatë jetës së tij kishte më shumë se një mijë të dashura, mes tyre aktore, këngëtare dhe modele, por vetëm një arrit të çonte drejt altarit. Pavarësisht të gjithave, në Francë thone megjithate se ai pati vetem nje dashuri te vertete te madhe ne jeten e tij: Aktoren Romy Schneider, e njohur si “Sissy”.

Kur Romy takoi Alain ishin ende në të 20-at dhe ranë në dashuri në shikim të parë. Megjithëse nëna e saj nuk ishte dakord, Romy u zhvendos nga shtëpia për të jetuar me Alain. Pas pesë vitesh bashkë, ai vendosi ta linte për një grua tjetër, gje per te cilen me vone do te pendohej. Kjo ishte një dhimbje e madhe për aktoren, por gjatë gjithë jetës së tyre, ata ruajtën kontaktet dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Bordo