“Një mendje dashakeqe e ka hélmuar”, Florian Binaj revoltohet me të drejtë për rrapin e famshëm

Tirana është një nga qytetet, ku është vënë më shumë dorë dhe ka ndryshuar thuajse gjithçka, por një nga monumentet e pakta natyrore kishte mbetur deri këtë pranverë.

Rrapi i famshëm te Ura e Tabakëve, nuk çeli si gjithë pemët e tjera këtë behar dhe për tiranasit dhe jo tiranasit, që e duan vendin ku jetojnë kjo është fatkeqësi.

Florian Binaj ka bërë një postim në Instagram pikërisht për këtë pemë të moçme, që duket se së shpejti s’do jetë më mes nesh dhe fajtori për këtë, sipas tij është dora e njeriut.

Flori e thotë shumë bukur kur shprehet: Një mëndje dashakeqe e ka hélmuar për ta vr.arë këtë pemë që ka parë ndër shekuj me radhë se si u bëmë ne nga fëmijë të natyrës, në vrasës të saj!

POSTIMI I FLORIAN BINAJT – Foto 1. Kjo është një pikturë nga piktori anglez Edward Lear i urës së Tabakëve në Tiranë e vitit 1848…bie në sy dukshëm rrapi madhështor që ka qenë shekullor që në 1848-ën…

Foto 2. Është një fotografi fotografin e të cilës nuk e gjeta dot, por që ka kapur një pasdite pranë urës së tabakëve dhe rrapi, sërish madhështor dhe hijerëndë…

Foto 3. Rrapi sot, i cili fatkeqësisht nuk çeli këtë pranverë…për aq sa njoh dhe sa kam parë gjatë gjithë jetës time, nuk v.des tërësisht vetë një rrap i tillë shumëshekullor si një nga pak kryepleqtë natyrorë të kryeqytetit…

Një rrapi aq të madh e të moçëm, mund t’i vësh dhe flakën por prapë do çelë! Fatkeqësisht, besoj së një mëndje dashakeqe e ka hélmuar për ta vr.arë këtë pemë që ka parë ndër shekuj me radhë se si u bëmë ne nga fëmijë të natyrës, në vr.asës të saj!