Një marrëdhënie si e bashkëshortes dhe ish-gruas së Bleros, Teuta Krasniqi i bën dhuratë Afrona Dikës për festa

Duket se bashkëshortja e Blero Muharremit, Afrona Dika dhe ish-gruaja e tij, Teuta Krasniqi kanë një raport për tu pasur zili nga të gjithë.

Këtë e treguan me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku Afrona Dika zbuloi dhuratën që i bëri aktorja kosovare për festa dhe e falenderoi publikisht.

Teuta Krasniqi i dhuroi një krem nga kompania e saj dhe bashkëshortja e Bleros shkroi: “Mezi po pres që ta përdor”, duke e shoqëruar me emoji me sy me zemra.

Ndërsa aktorja, e cila ka një vajzë, Tarën, me këngëtarin e njohur rishpërndau postimin duke e shoqëruar me një emoji zemër.

Ndërkohë Afrona Dika ka treguar se ka një lidhje të vecantë edhe me Tarën.

Së fundmi ajo publikoi foto me vajzën e bashkëshortit të saj dhe Bleron pranë pemës së zbukuruar për Krishtlindje, të rrethuar nga pako me dhurata.

Blero dhe Afrona u martuan mbi një vit më parë dhe ende nuk kanë një fëmijë së bashku.

Ndërsa Teuta Krasniqi është martuar me Adonisin dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur, Kaia.

/Panoramaplus.al