Një “Mall” i Sheila Haxhiraj, çfarë i ka munguar këngëtares?

Ajo ka bërë një mungesë 9-vjeçare në spektaklin “Kënga Magjike” në Tv Klan dhe tani kthehet me këngën “Malli”. Sheila Haxhiraj është një këngëtare dhe kompozitore e njohur shqiptare e cila që e vogël ka marrë pjesë në shuam konkurse për të treguar talentin e saj në muzikë.

Përveç muzikës, Sheila ka edhe një talent dhe pasion tjetër, aktrimin, gjë që e bëri të spikatej dhe ftohej nga regjisorë të ndryshëm për të qenë protagoniste si aktore në filmat e tyre. Deri më tani Sheila ka marrë pjesë në dy filma të njohur shqiptarë “Fluturim Pasioni”, “Tirana 14” dhe së fundmi në shfaqen teatrale “Dita më e bukur”.

Por për çfarë e ka marrë malli Sheilën që po i dedikon këngën “Mall”?

Ardit Gjebrea: Një mungesë 9 -vjeçare.

Sheila Haxhiraj: Shumë mall, për këtë skenë, për këtë publik, më bëhet shumë qejfi që u riktheva pas 9 viteve.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur pas 9 vitesh?

Sheila Haxhiraj: Shumë progrese në karrierë.

Ardit Gjebrea: Po nga dashuria?

Sheila Haxhiraj: Edhe në dashuri, sigurisht në jetën personale, por të flasim më mirë për karrierën.

Ardit Gjebrea: Edhe këngën malli e ke titulluar. Për çfarë të ka marrë malli?

Sheila Haxhiraj: Më kishte marrë malli për “Këngën Magjike”.

Ardit Gjebrea: Edhe ne për ty, po tjetër? Të merr malli për fëmijërinë?

Sheila Haxhiraj: Herë pas here po. Ndoshta ngaqë është jeta shuam e vrullshme, na kaplon rutina dhe ndonjëherë harrojmë edhe mallin e fëmijërisë. Por shpeshherë po./tvklan.al