“Një jetë me ty”, për çfarë po flet Ajsi Xhaxhaj

Aktorja, prezantuesja dhe modelja Ajsi Xhaxhaj ka postuar një foto ku njofton projektin e ri kinematografik që ka nisur xhirimet, në të cilin asaj i është besuar rol protagonisteje. “Përshëndetje! Ju lajmëroj se kam nisur xhirimet e një filmi tjetër me metrazh të gjatë ku mbaj në shpatulla një rol kryesor! Ky është stafi më “i çmendur” që njoh (but totally in love with them). Mirë që na dha producenti leje për një publikim të vogël fotoje. “Një jetë me ty!” Dhe meqë ra fjala mungojnë shumë persona të tjerë”, shkruan Ajsi në statusin e saj që nënkupton se bëhet fjalë për një projekt shumë të madh. Ndërkohë xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë me skenar dhe regji të Erion Kames, një prodhim i shtëpisë kinematografike “Black Box Films” kanë nisur.Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, dhe Ajsi bëhet pjesë e tij pas rolit në filmin “Dashuria s’mjafton”. /Story.al/