Një i vdekur dhe një i plagosur, ky është autori i krimit në Kamëz

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Maliq Marku që vrau me armë zjarri fqinjin e tij 55-vjeçar Shefqet Hasa.

Marku donte që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur me parë nga banorët, por është kundërshtuar nga Hasa, por edhe banorë të tjerë bashkë me të plagosurin Besim Keça.

Ndërkohë Marku ka kontaktuar me ujësjellës kanalizimet e Kamzës të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht.

Autori është konfliktuar me Shefqet Hasen, ku ka marrë edhe një pistoletë dhe e ka qëlluar 4 herë duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë Besim Keçën e ka qëlluar me 2 plumba.

politiko.al