Një “Hirushe” me takë të thyer, Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen e njujorkezëve

Në “Metropolitar Opera” në Nju Jork, Elton Ilirjani shkëlqeu me veshjen në nder të Ermonela Jahos, divës së madhe shqiptare me famë botërore. Por duket se i gjithë shkëlqimi ka verbuar e ndoshta edhe zilepsur njerëzit, sepse i ka ndodhur një incident i vogël me takat.

Njëra prej tyre iu thye duke vështirësuar disi mbrëmjen, por ka qenë i pamjaftueshëm për ta zbehur gjithë madhështinë e veshjes. Megjithatë, jo vetëm kaq, sepse siç tregon vetë Ilirjani gjatë lidhjes në Skype në “Rudina” në Tv Klan, i paska sjellë edhe fat dhe komplimente nga djem të pashëm.

Rudina Magjistari: Të flasim pak tani për një incident tëndin të vogël. Të është thyer taka ty, thonë që sjell fat kur thyhet taka, Elton.

Elton Ilirjani: Dhe m’u thye në fillim, sa shkova me fotografin tim, Olsi Beçi, që e përshëndes, i cili po më xhironte. Unë po bëja një piruetë, pasi kisha bërë shumë pirueta jashtë, si duket aq mund të mbante e shkreta sado që është një firmë serioze. Kur po bëja një piruetë nëpër shkallë, ajo m’u këput dhe këmba m’u dëmtua pak.

Rudina Magjistari: Obobo, po nuk re nga shkallët?

Elton Ilirjani: Jo, jo nuk rashë, por kam ecur tërë kohën, për tre orë me majën e këmbës. Ishte bukur, ia thashë këtë detaj edhe Ermonelës, por edhe të gjithë çunat që ishin aty, simpatikë, njujorkezë, më quajtën “Hirushja”./tvklan.al