Një film për Lorik Canën në prag festash
I mungon fushës por Lorik Canën do e shohim në kinema. Një film mbi kapitenin shqiptar është gati dhe po vjen në ekranet e kinemasë më shpejt nga ç’kemi menduar. Premierën,’Lorik’ do e ketë me 5 Dhjetor, siç ka treguar vetë sportisti. ‘jë film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Deçka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur’ dekaron Loriku në postimin e bërë, shkruan Prive. Ky film është bashkëprodhim i Digitalb dhe Gjirafa.