Një festë plot dhurata, Elita zbulon pamjet nga ditëlindja e Zërit

Elita Rudi dhe Gjiko kanë festuar sot midis njerëzve më të dashur 1-vjetorin e djalit të tyre, Zëri. Moderatorja i dedikoi të voglit fjalët më të ndjera, duke theksuar se dashuria për fëmijën nuk mund të shpjegohet me fjalë, ndërsa pak më parë ajo ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa momente nga festa e Zërit.

Në pamjet e publikuara dallohet posteri i madh me foton e tij, teksa nuk kanë munguar dhe dhuratat e shumta mbi tryezë. Gjiko dhe Elita janë kujdesur t’i dhurojnë të voglit një makinë në të cilën e kanë ulur për të pozuar.

View this post on Instagram

Djali jone festofsh gjithmone ♥️! @weddinghome_ks @norikuka

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Me siguri kjo do të jetë një nga mbrëmjet më të veçanta të familjes Gjikolli, e cila sot feston 1-vjetorin e anëtarit më të vogël të tyre.

Elita-2

revistawho.com