Një festë e vërtetë fill pas ndarjes nga Scott, Sofia e pret 22-vjetorin në formën më të veçantë
Modelja e njohur, Sofia Richie, njëherazi dhe ish-e dashura e Scott Disick ka festuar ditëlindjen e saj në një festë të vërtetë me mikeshat e saj më të ngushta.
“Sofia donte të bënte shumë qejf këtë ditëlindje dhe ta festonte diku larg Los Angeles. Ajo është shumë e gëzuar që është me shoqet e saj më të ngushta”, ka treguar një burim i afërt me të për ‘Enews’.
Richie ka dashur të jetë larg Disick këtë ditëlindje duke qenë se dyshja i dha fund lidhjes së tyre pas disa rikthimesh vetëm disa ditë më parë. Kujtojmë se ishte Scott ai i cili mendoi se vendimi më i mirë ishte t’i shkëpuste gjërat përfundimisht me modelen 22-vjeçare./revistawho.com