Një email e lë pa kombëtare: episodi qesharak i sulmuesit të Bayern Mynih
Një rast kurioz ka ndodhur tek Bayern Munchen në lidhje me sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting. Lojtari është thirrur nga Kameruni për ndeshjet e ardhshme të kombëtares afrikane, por emaili zyrtar për ta ftuar atë nuk ka mbërritur kurrë.
Ai që ka rrëfyer cfarë ka ndodhur është babai i lojtarit, i cili sqaroi se episodin në Naja TV. Sipas asaj që mësohet gjithashtu nga Bild, faji për keqkuptimin, nëse mund të quhet kështu, i atribuohet një emaili që nuk mbërriti kurrë në kutinë e zyrës postare të Bayern Munchen, klubi që zotëron kartonin e Choupo-Moting.
Futbollisti, në realitet, ftesën e grumbullimit mund edhe ta ketë marrë, por duke mos patur një mail për tu përgjigjur zyrtarisht, gabimi i mbetet Federatës së Kamerunit. I ati i sulmuesit ka deklaruar në lidhje me cështjen: “U kontaktova nga Federata (e Kamerunit) për të zbuluar se çfarë po ndodhte, telefonova Bayern Munchen dhe ata më thanë se nuk kishin marrë asnjë kërkesë. Duket se ftesa është dërguar në një adresë të gabuar postare. Nëse dërgoni ftesa, dërgojini ato në adresën e duhur. Është mungesë profesionalizmi”.
Emri i Choupo-Moting nuk ishte në listën e nxjerrë tre ditë më parë nga kanalet zyrtare të Kamerunit, pasi situata nuk mund të zgjidhej brenda disa orësh. Lojtari do të mbetet në Mynih dhe do të vonojë përsëri kthimin e tij në ekipin kombëtar me të cilin nuk ka luajtur që nga nëntori 2019.