“Një, dy, tre, ta marrsha”- “Sekret” i Ronela Hajatit në Eurovision, “shpërthen” Stefi Prifti ndaj Festivalit të Këngës: Çfarë degradimi

Stefi dhe Endri Prifti konkurruan në festivalin e RTSH-së me këngën “Triumfi i jetës”, por nuk arritën të renditeshin as në 4 vendet e para.

Fituese e Festivalit të Këngës 2021 u shpall Ronela Hajati me “Sekret”, ndërsa vendin dytë e zuri Alban Ramosaj.

Kritika të shumta ka pasur për renditjen e Ronela Hajatit në vendin e parë, për shkak të tekstit të këngës së saj.

Mes kritikuesve ishte Stefi Prifti, i cili me irioni ka “duartrokitur” jurinë për vendimin e tij.

“Çfarë degradimi”, shkruan ai, duke i bashkangjitur postimit një pjesë të tektit të “Sekret”.

Postimi i plotë:

Çfarë degradimi…

Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.

Jepni mendimin tuaj.

Teksti

Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon

Edhe sot un po du me ta thon

Edhe një, edhe dy

Një, dy, tre, ta marrsha

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

Ma ke bo jetën si lojna, avion

Ma ka lon, ma ka lon

Nuk di nji tjetër, se pishmon

Ma ka lon, ma ka lon…

……………………

Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!

Bravo juria e festivalit 👏👏