Një djalë si Butrint Imeri, ndal koncertin dhe merr nënën në skenë: Mam, të dua!

Butrint Imeri i ka surprizuar të gjithë me gjestin që ka bërë. Në një koncert, këngëtari shoqërohej nga e ëma dhe ka përfituar nga rasti për ta prezantuar me fansat.

Në një moment, ai ndërpret performancën dhe thërret nënën për të dalë në skenë me të. “Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë Butrinti teksa përqafon nënën.

Kujtojmë që këngëtari është treguar shumë i rezervuar për jetën private. Momentet që ndan me prindërit në rrjete sociale janë shumë të pakta.

Pak kohë më parë, Butrinit tregoi se nëna e saj kishte një problem shëndetësor dhe se ndodhej e shtruar në spital. Butrinti është një ndër këngëtarët më të suksesshëm.

Rikujtojmë se së fundmi, Butrint Imeri është bashkuar me reperin e njohur Don Xhon, për të publikuar bashkëpunimin e tyre që i ka bërë të gjithë shqiptarët të kërcejnë nën ritmet e saj.

Kënga e titulluar “Corazon” është publikuar në datë 24 dhjetor të vitit të kaluar dhe numëron tashmë jo pak, por mbi 30 milionë klikime, duke u kthyer në një nga hitet më të preferuara shqiptare.