Një djalë i vetëm ia merr gjithë fjalët e dashurisë Jonidës

Momentet e Jonidës me Dan të publikuara në rrjetet sociale janë aq të rralla sa ne i bëjmë sytë katër në çdo foto.

Mëngjesin e sotëm Jonida e ka nisur ditën në krahët e djalit që i jep përfaqimet më të ëmbla dhe është rritur kaq shumë tani.

“Asnjë fjalë nuk mban dot peshën e dashurisë që kam për ty”, ka shkruar Jonida duke përqafuar të birin.

Në të duket se Dan është rritur shumë tanimë e me siguri është kthyer në shokun më të ngushtë të mami Jonidës./revistawho.com