Një djalë i ri shkon me plagë në spital, policia: U dhunua nga e dashura tre vite më e madhe
Një djalë i ri nga Lezha ka përfunduar në spital pas një sherri me të dashurën e tij me të cilën bashkëjetonte.
Policia e Lezhës thotë se në pranga vuri një 27 vjeçare nga Sukthi i Durrësit, me inicialet B. P.
Mësohet se 24-vjeçari banues në Tale, ndodhet në spital me dëmtimet që i janë shkaktuar nga sendet e forta me të cilat e ka goditur e dashura tre vjet më e madhe.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë”, tha policia.