Një ditë pasi solli në jetë vajzën, Arbana Osmani mirëpret vizitorët e veçantë në spital
Muaji shtator i ka sjellë Arbana Osmanit dhuratën më të bukur të vitit, Zoin, bijëzën që kishte ëndërruar e kishte pritur aq gjatë. Me anë të një fotoje të publikuar në Instagram-in e saj, një shkrepje ku dukshëm i lexohet lumturia në sy, moderatorja e njohur tregoi se bekimi i tretë i ka mbushur me jetë të gjithë, lexoni Arbana Osmani sjell në jetë vogëlushen e saj: “Që tani po çmendemi pas teje”.
Teksa ajo dhe vogëlushja po qëndrojnë në ambientet e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, sot kanë mirëpritur edhe vizitorët e parë, që në fakt janë vizitorë e zemrës. Joni dhe Kenza, djali i madh dhe mbesa e moderatores, kanë dashur ta shohin dhe të kujdesen nga afër për Zoin.
Pas tyre, një tjetër vizitor i ka ëmbëlsuar ditën Arbanës. Dielli po ashtu ka dashur të shohë nga afër motrën e vogël.