Një ditë pas fitores, Joe Biden shkon te varri i djalit

Pasi u konfirmua si presidenti i Zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden e ka nisur ditën e sotme me një vizitë nga kisha tek varri i djalit të tij, Beau.

Biden dhe familja morën pjesë në shërbimet në Kishën Katolike Romake Brandywine në Greenville, Delaware. Pas kishës, grupi eci në varrezat e Bo-së.

Kjo vizitë e Biden tek varri i djalit, i cili humbi jetën në moshën 46-vjeçare nga kanceri në vitin 2015 vjen si një mesazh nga ai, për t’i treguar të birit se nuk u tërhoq nga gara për t’u bërë president, megjithëse u hoqi dorë nga kandidimi në vitin 2016, shkruan TMZ, përcjell abcnews.al

Pas fjalimit të Joe për fitoren mbrëmë, “Sky Full of Stars” i Coldplay u dëgjua në skenë. Ishte kënga e preferuar e Beau.

Kujtojmë këtu se edhe ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor Joe Biden vizitoi varrin e djalit të tij. Në të njëjtat varreza prehet edhe gruaja e parë e presidentit të ri Neilia dhe vajza Naomi, të cilat humbën jetën në një aksident.