Një ditë mund të trokisni në zyrën e Angela Martinit, puna e re e modeles do t’ju befasojë

Angela Martini është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare që bëri emër më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kohet e fundit jeta e saj ka pësuar ndryshime të mëdha, duke nisur që nga martesa me milionerin rumun Dragos Savulescu, dhe mbyllja e karrierës si modele. “Një tjetër qëllim jete i arritur!” -ka shkruar në një postim në Insta Story Angela, ndërkohë që ka zbuluar se ka marrë një çertifikatë si trajnere jete. Trajnerët e jetës janë personat që u vijnë në ndihmë të tjerëve për të arritur qëllimet e tyre në jetë. /Story.al/