Një dietë anti-virale nga Blerina, për të gjithë ata që janë prekur nga Covidi

Në këtë situatë të vështirë që po kalojmë të gjithë, për shkak të pandemisë, tani më shumë se kurrë duhet të kujdesemi për shëndetin, duke nisur që nga mënyra si ushqehemi.

Sidomos ata të cilët janë prekur nga virusi, duhet me patjetër të marrin lëndët ushqyese, antioksiduese dhe antivirale që ta përballojnë me sukses betejën.

E për këtë ju vjen në ndihmë dietologia e njohur, Blerina Bombaj, e cila ka publikuar një dietë antivirale shumë të dobishme, ku shkruhet çfarë duhet të konsumoni nga mëngjesi deri para se të flini gjumë.