Një detaji ngre pikëpyetje te njerëzit: Çfarë po ndodh me çiftin Elhaida Dani-Ledian Agallijaj?
Jetojmë në epokën e mediave sociale dhe duket se ato janë kthyer në burimin kryesor të informacionit mbi jetën e njerëzve.
E sidomos personazheve publike. Një “follow”, “unfollow”, foto përkthehet në shumë interpretime. Thënë kjo fakti që Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nuk janë shfaqur bashkë në ditën e të dashururave ka ngritur polemika.
Çifti nuk janë shfaqur krah njëri-tjetrit në Shën Valentin dhe po ashtu nuk kanë bërë as dedikime romantike si pjesa më e madhe e personazheve publike. Kjo ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje se çfarë po ndodh mes tyre.
Megjithatë, një përgjigje mund të jetë se ata nuk duan të postojnë në mediat sociale dhe të jenë më hermetikë. Ndoshta e kanë uruar njëri-tjetrin privatësisht.
Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.
Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.
Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.