Një dekadë pa Michael Jackson, si u nda nga jeta ylli i pop-it

Dje u bënë 10 vjet nga vdekja e yllit të pop-it, Michael Jackson. Në shëtitoren e famës në Hollywood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrij fort, turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha, megjith zhgënjimin e zemeraten qe ngjalli dokumentari “Leaving Neverland”, që dilte me pretendimin se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur.

Michael-Jackson-2

“Edhe pas transmetimit të dokumentarit nga HBO, unë pata po aq vëmendje nga njerëzit, për të mos thënë më shumë se përpara! Duket sikur e gjithë kjo solli efektin e kundërt, sikur ishte një lloj publiciteti. Nuk thonë kot: nuk ka publicitet të keq!”, tha Antoine Baynes, kërcimtar. Ylli i pop-it ndërroi jetë 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles. Dy vjet me vonë, një Gjykatë e gjeti mjekun e tij, Conrad Murray fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi propofol për t’a ndihmuar të flinte, transmeton Klan Kosova.