“Një burrë që gatuan është burri më i mirë”, garanton Afrona Dika
Nëse je me fat thonë se do të gjesh një partner që do të shohë gjithë jetën si ditën e parë kur u dashurua me ty.
Por në po ju tregojmë dhe një variant tjetër. Nëse je me fat gjen dhe një bashkëshort siç ka gjetur Afrona Bleron, i cili gatuan specialitetet e tj vetëm për të.
“Kur Blero gatuan specialitetin e tij për mua”, shkruan Afrona krah fotos së pastave. Mund të shtojmë dhe se pastat janë shumë të thjeshta për t’u gatuar, por mendojeni pak sa e “thjeshtë” është të gjesh një burrë që nuk përton të çohet të marrë pjatën e vetë e jo më të të gatuajë.
Ndaj bëni si të bëni, gjeni atë që dashuroni, atë që ju sheh me të njëjtin emocion, por pse jo edhe që ju gatuan./revistawho.com