Një baba i përgjegjshëm e respekton gjithmonë mamanë e fëmijëve të tij dhe Elton Deda na e ”vërtetoi” këtë gjë në 18-vjetorin e të birit
Ai është pa diskutim një nga ata ARTISTË TË MËDHENJ, nuk gabojmë aspak nëse e shkruajmë me shkronja të mëdha shtypi, që i ka dhënë aq shumë jo vetëm skenës, herë të festivaleve e club-eve ku vazhdon të performojë, por gjithë atyre shqiptarëve që janë rritur me muzikën e tij. E dini pse? Sepse mosketieri Elton Deda arrin të bëjë t’i gjitha: shkruan tekste, kompozon, këndon, luan në piano, madje edhe duke përdorur gishtat e këmbës. Mirëpo nëse për jetën e tij artistike dimë “pothuajse” çdo gjë, atë personale Eltoni ka vendosur ta mbajë larg kamerave dhe medieve të shkruara, sidomos kur bëhet fjalë për të birin. Mirë tani që Fjordi është rritur, Elton i lejon vetes të shpërndajë herë pas here foto të tij apo video nga momentet e tyre së bashku.
Ditën e djeshme ai ka festuar 18-vjetorin e lindjes dhe babi Eltoni i ka dedikuar disa fjalë shumë të vyera që do i shërbejnë shumë në jetë, pa harruar të falënderojë ish-bashkëshorten e tij, Jolë, vajzën e artistëve Pavlina e Pirro Mani, që kujdeset në çdo detaj për të.
“Kam dy diej. Njëri dhe më i rëndësishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditëlindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shëndetshëm. Happy Birthday Plako!”-shkruan ai krahas fotos së tyre së bashku.