‘Një analfabet, delikuent’/ Profesori i filozofisë për largimin e Feros nga muzika: Përfundoi në kthetrat e fanatizmit fetar
Vendimi i Feros për tu larguar nga muzika solli reagime të shumta në publik. Mes tyre edhe të pedagogut të filozofisë në ‘Universitetin e Prishtinës’, Blerim Latifi, i cili është shprehur kundër këtij vendimi.
Në një status në Facebook profesori e cilëson fatkeqësi përfundimin e Feros në ato që ai i quan ‘kthetrat e fanatizmit fetar’, të cilin e quan shkatërrues për njeriun, duke ia kaluar të gjitha drogave bimore.
“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”– ka shkruar ai.
Fero njoftoi dy ditë më parë se do tërhiqet nga muzika për shkak të fesë, duke deklaruar në një postim në Instagram se ka studiuar rreth islamit dhe ka vendosur që ta lëjë muzikën dhe t’i përkushtohet asaj dhe familjes.
Fero shkruante se pendohet për çdo tekst që ka shkruar teksa kërkon që këngët e tij të fshihen e mos të dëgjohen më.
View this post on Instagram