Një aksident i çuditshëm: Qeni vret me armë të zotin
Një burrë ka vdekur në Kansas, pasi qeni i tij e vrau me armë ndërkohë që ishin nisur së bashku për gjueti.
Viktima, i quajtur Joseph Austin Smith, 30 vjeç, u vra në mëngjesin e së shtunës, kur qeni shkeli çiften në sediljen e pasme të makinës.
Policia zbardhi ngjarjen, duke treguar se burri ishte në sediljen e parme të makinës, kur qeni i tij shkeli pa dashje mbi armë dhe qëlloi mbi të zotin, i cili ndërroi jetë pas disa minutash.
Sipas eksperëve, ndihma e shpejtë mbërriti në kohë rekord, duke kryer procedurat e duhura, por sërish, viktima Joseph Austin vdiq nga plagët e marra në vendngjarje.
Policia publikoi edhe të dhëna shqetësuese mbi vrasjet e paqëllimta të ndodhura në SHBA që nga fillimi i vitit 2023 dhe numërohen plot 101 të tilla. Ndërsa, numri i vrasjeve në total, të shkaktuar nga armët, ka kapur shifrën shqetësuese prej 2,400 rastesh.