Një adoleshent rebel si Harry, pallati mbretëror zbulon si rrallëherë këto vese të princit në të shkuarën

Raporti midis dy vëllezërve të pallatit mbretëror, Princ William dhe Harry-t ka qenë shpeshherë kryefjala e mediave rozë.

Së fundmi një burim pranë pallatit mbretëror ka treguar se Harry ka qenë “djali i keq” në adoleshëncën e tij. Sipas një burimi pranë ‘People’ në librin e pallatit mbretëror është shpjeguar se si Harry ka qenë shpeshherë duke u zënë me fotgrafët, ka konsumuar lëndë të ndaluara dhe alkool. Këto sjellje të Harry-t kanë bërë që Princ Charles ta aktivizojë më pas në shumë organizata për të rregulluar sjelljen e tij.

Këto detaje nga e shkuara e Harry-t janë bërë një shkak i përplasjeve të vazhdueshme me vëllain e tij, William.

Kujtojmë se aktualisht Harry ndodhet larg familjes mbretërore dhe jeton në Santa Barbara së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij, Archie./revistawho.com