Nita Latifi shpërthen kundër Zhaklin Lekatarit: ‘Hipokrizi e gjallë’

Këngëtarja Nita Latifi e ka cilësuar “hipokrizi të gjallë” veprimin e fundit të Zhaklin Lekatarit.

E gjitha nisi kur Zhaklin Lekatari postoi një status në Twitter, ku shkruante: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar.”

Një komentuese i shkroi: “Zhaku, vajzë, të dua, por qëndro e sigurt.”

Pas kësaj, Lekatari u përgjigj: “Jam shumë e sigurt, në vend ku s’ka shqipe.”

Referuar postimeve të mëvonshme në rrjete sociale, vendi ku ndodhej Zhaklina ishte Serbia.

“Hipokrizi e gjallë. Marre!!!” shkroi Nita Latifi në Instagram. Këngëtarja postoi edhe mesazhin e një prej ndjekësve të saj.

“Por sot me këtë postim, pikërisht sot me datë 14.05.2023, në 24-vjetorin e një nga masakrave më të mëdha në Kosovë, atë të Qyshkut të Pejës, ku u dogjën për së gjalli bashkëfshatarët e mi, Zhaklina ma copëtoi zemrën si sot 24 vite më parë. Për Zhaklinën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Zhaklinës nuk i kanë vrarë e masakruar e djegur apo dhunuar në sy askënd.”

Siç mund ta kuptoni, njerëzit janë revoltuar dhe e kanë konsideruar si provokim faktin që Zhaklina thotë se “ndihet e sigurt në një vend ku s’ka shqipe”, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga vendet më pak miqësore me shqiptarët, përgjegjëse për krimet më të dhunshme në historinë e Kosovës.

Anabelmagazine