Nisur nga rrëfimi i Zaiminës: Si të ndihmosh fëmijën të kapërcejë xhelozinë për motrën/vëllain

Në një rrëfim për “Goca & Gra” në Top Channel, Zaimina Vasjari tregoi për mëmësinë duke u ndalur edhe te dinamina në shtëpinë e saj, pas ardhjes në jetë të djalit.

“Lutem në mbrëmje që djali të jetë i qetë, sepse ka edhe ai atë rutinën e vet; ajo që duhet t’i rrijë në kokë jam unë. Më e vogël më duket vajza se është bërë xheloze për djalin sesa djali. Ai është në atë botën e vet si kukull e vogël, ndërsa goca është sa për katër. Ndjehem dhe unë keq me thënë të drejtën, se tani që bëra djalin të gjithë më thonë “hë u bëre mam djali?”, me një entuziazëm shumë të madh ndaj meje që jam bërë me djalë dhe sikur më ikën vëmendja e vajzës,” tha Zaimina.

Kur një fëmijë tjetër vjen në jetë, ndjenja e xhelozisë është e natyrshme për fëmijën e parë, që është mësuar që gjithë vëmendja të jetë tek ai/ajo. Megjithatë, është një ndjesi që duhet trajtuar me kujdes nga ana e prindërve. Në vijim gjeni disa këshilla se si duhet trajtuar kjo situatë.

1. Pranoni emocionet e fëmijës

Psikologët thonë se është e rëndësishme të pranojmë emocionet e fëmijëve. Ju, si prind, duhet të pranoni që fëmija mund të jetë i zemëruar, xheloz ose i trishtuar. Ju duhet ta pranoni atë dhe t’u shpjegoni se është normale të ndiejnë emocione negative dhe t’i mësoni ata se si të përballen me negativitetin.

2. Kaloni kohë me ta individualisht

Analizoni kohën që kaloni me fëmijët së bashku dhe veç e veç. Atëherë, do të jeni në gjendje të shihni kur saktësisht vëllezërit e motrat mbingarkohen me njëri-tjetrin dhe kur ndiejnë se u mungon vëmendja juaj. Kur vini re se një nga fëmijët mendon se nuk po merr mjaftueshëm vëmendje, psikologët sugjerojnë të caktoni një moment vetëm për ju të dy. Zgjidhni një ditë paraprakisht, në mënyrë që fëmija të presë për atë ditë.

3. Mos i krahasoni fëmijët

Asnjëherë mos i krahasoni vëllezërit e motrat me njëri-tjetrin. Krahasimi i një fëmije me tjetrin mund t’i bëjë ata të ndihen sikur e doni njërin më shumë. Kjo nuk do t’i bëjë thjesht xhelozë, por gjithashtu mund t’u dëmtojë vetëvlerësimin dhe të shkaktojë ankth. Tregojuni fëmijëve që ju e vlerësoni individualitetin e tyre dhe i doni ata në mënyrë të barabartë.

4. Bëjni fëmijën të qeshë

E qeshura, në përgjithësi, ka përfitime të shumta për njerëzit. Ndër shumë të tjera, e qeshura mund të zvogëlojë nivelin e ankthit të dikujt. Psikologët sugjerojnë përdorimin e këtij mjeti për t’u marrë me xhelozinë e fëmijës. Kur një nga fëmijët ndihet xheloz, ndërroni vëmendjen e tij/saj duke i bërë ata të qeshin. Kjo do t’i bëjë ata më pak të shqetësuar dhe do ta zëvendësojë xhelozinë me dëfrim.

5. Hiqni çdo paragjykim gjinor

Prindërit shpesh i trajtojnë fëmijët ndryshe nga gjinia e tyre. Vajzat pritet të jenë të buta, të ndrojtura dhe të bukura dhe djemtë pritet të jenë të fortë dhe të mos shprehin ndjenjat e tyre. Por nëse nuk e lejoni djalin të luajë me të njëjtën lodër si vajza, sepse lodra është “për vajzat”, ai mund të fillojë të bëhet xheloz. Zgjidhja më e mirë është të lejoni që fëmijët të kenë një përvojë, pavarësisht gjinisë së tyre. Kjo do t’i bëjë ata të mos ndiejnë xhelozi për njëri-tjetrin sepse secili do të ketë mundësi të barabarta.

6. Ndani përgjegjësitë në mënyrë të barabartë

Nëse fëmijët zihen me njëri-tjetrin, nuk mund të ndodhë që vetëm një të jetë fajtor në konflikt. Pra, specialistët sugjerojnë që prindërit të futen në “themel” të konfliktit dhe t’i bëjnë të dy palët të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre.

7. Mos e fajësoni fëmijën

Edukatorë me përvojë sugjerojnë që është e rëndësishme të mos i bëni fëmijët fajtorë në sytë e njëri-tjetrit. Mundohuni të mos e kufizoni një fëmijë për hir të tjetrit dhe zgjidhni fjalët tuaja me kujdes. Për shembull, mos thoni që ai/ajo nuk mund të luajë sepse bebi tjetër është në gjumë. Në vend të kësaj, zgjidhni një aktivitet, si piktura, që do të angazhojë një fëmijë dhe do ta lërë tjetrin të flejë mirë.

8. Tregojuni atyre se është mirë dhe qejf të kesh një vëlla ose motër

Ju mund të motivoni një marrëdhënie të kujdesshme midis tyre duke lexuar libra dhe duke treguar karikatura se si është mirë të kesh vëllezër e motra, këshillojnë mësuesit. Për këtë, mund t’ju lexoni fëmijëve libra dhe t’ju tregoni filma (për shembull: Frozen, njihet për rëndësinë që shfaq në marrëdhënien mes dy motrave).

Burimet ndihmëse: Psychology Today, Bright Side
Anabelmagazine