Nisur nga rasti në Pejë, si të identifikosh nëse të moshuarit janë viktima të dhunës
Videoja në të cilën shfaqet e moshuara në momente vulnerable, duke u dhunuar nga infermierja dhe duke u xhiruar nga koleget e saj, është pa dyshim tronditëse, por fatkeqësisht, tregon se ekziston ende neglizhenca dhe trajtimi i tillë, pavarësisht profesionit, dëshirës për t’u përkujdesur, formimit, apo edhe moralit.
Ndaj, përmes këtij artikulli, ju tregojmë disa shenja se si mund të identifikosh nëse një familjar i moshuar është viktimë e dhunës.
Shenja dhe të nxira të pashpjegueshme në trup.
Këmbëngulja e vazhdueshme për të mos i lejuar personit të moshuar takim vetëm për vetëm me familjarët.
Mosmarrja e ilaçeve në mënyrë të rregullt.
Sende vetjake të thyera (syze, orë).
Rroba të grisura, apo të shqepura.
Dehidratim dhe rënie drastike nga pesha.
Moslejimi i kontaktit me familjarët.
Abuzimi emocional
Sjellje të çuditshme të personit të moshuar, si: shkëputje nga realiteti, ndjesi mërzie, heshtje, luhatje humori, mungesë përqendrimi.
Frikë nga çdo veprim. P.sh.: Reflekse të menjëhershme dhe ndjesi ankthi kur dikush ngre dorën.
Ndjesi ankthi në rastet kur përmendet personi abuzues, apo kur sheh dikë të ngjashëm me të.
Intimidim dhe frikë nga shprehja e mendimeve.
Frikë nga toni i lartë i zërit, apo fjalë specifike.