Nisin largimet nga kampionët e Europës, tre lojtarë “braktisin” Italinë

Italia ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e saj të Ligës së Kombeve, ndaj Anglisë më 23 shtator në stadiumin “Giuseppe Meazza” në orën 20:45, dhe ndaj Hungarisë në Budapest, më 26 shtator në orën 20:45.

Së fundmi, kampionët e Europës në fuqi kanë humbur pjesë të rëndësishme të ekipit, teksa kanë “braktisur” kombëtaren për arsye dëmtimi, Marko Verrati, Mateo Politano dhe Lorenco Pelegrini.

Në mungesë të këtyre futbollistëve të rëndësishëm, Roberto Mançini ka thirrur te “axurrët”, tre futbollistë të tjerë: Salvatore Espozito të SPAL-it, Davide Fratezi të Sasuolos dhe Manolo Gabiadini të Sampdorias.

Të tre lojtarët do të mbërrijnë në “Koverçiano” në orët e ardhshme.

LISTA E PLOTË E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR TË ITALISË –

Portierë – Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

Mbrojtës – Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Luiz Felipe (Betis), Paskuale Maxoki (Salernitana), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë – Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Tomazo Pobega (Milan), Sandro Tonali (Milan), Salvatore Espozito, (SPAL), Davide Fratezi (Sasuolo);

Sulmues – Mateo Kançelieri (Lacio), Vilfred Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Çiro Imobile (Lacio), Manolo Gabiadini (Sampdoria), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluca Skamaka (Uest Hem), Alesio Zerbin (Napoli).