Nisi me një koment në rrjetet sociale, prezantuesja sqaron lidhjen me Strakoshën

Strakosha ishte në qendër të vëmendjes përpara takimit me Turqinë, për shkak se trajneri Panuçi e la jashtë grumbullimit.  E gjitha ndodhi sepse portieri i Lacios humbi avionin dhe tekniku italian, tashmë i larguar, kërkonte disiplinë në skuadër.

Megjithatë, Strakosha është vendosur në qendër të mediave rozë. Ai është përfolur për një lidhje prezantuesen Arjola Shehu. Të gjitha aludimet erdhën për shkak të një komenti në “Instagram” të portierit. Ka qenë vetë Arjola Shehu që për emisionin “Thumb” ka sqaruar situatën.

“Është abuzuar me këtë gjë. Unë atë njeri nuk e kam takuar asnjëherë në jetë.

Si mund të lidhesh me një njeri, që s’e ke takuar kurrë, s’e ke përshëndetur njëherë nga afër?! Për herë të parë unë kam dëgjuar për të në “Kënga Magjike”. Strakosha më bëri një koment shumë dashamirës.

E kapën portalet dhe filluan. Ai më bëri një koment, unë i dhashë “like”. Kaq ishte e gjitha. Tani, të më lidhësh me një njeri, që nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, për një koment dashamirës, më duket e tepërt. Nuk e di pse i japim zë diçkaje, që nuk ekziston. Ta lëmë të qetë të birin e botës, se kushedi, ka jetën e vet”.