
Nis pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Shna Ndout në Laç
Pelegrinë nga i gjithë vendi i janë drejtuar kishës se Shna Ndout.
Besimtarët ecin në këmbë për te përshkruar rrugën ku besohet se ka kaluar Shna Ndou, me shpresën se do të gjejnë zgjidhje për problemet e ndryshme, kryesisht shëndetësore.
Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII. Ky objekti i rëndësishëm kulti mori fame për shkak të Shën Ndout, një predikues i njohur katolik./vizionplus.tv/