Nis panairi ku miliarderët sjellin “lodrat” e tyre luksoze
Monako është një magnet për elitën e pasanikëve, falë madhështisë dhe luksit.
Çdo fillim shtatori, Monako organizon panairin e jahteve, që bën të mblidhen super-jahtet më të mëdhenj në botë.
Panairi i Monakos mirëpret jahtet më të gjatë se 91 metra, si dhe pronarët që vijnë të shpenzojnë shumë para.
Dhe sigurisht që këto pronarë janë nga më të pasurit në botë. Ja se si e shpenzojnë ata kohën e tyre në Monako.
Një në çdo 56 persona që jetojnë në Monako zotëron më shumë se 30 milion dollarë
Jo më kot kjo e bën Monakon kryeqendrën e jahteve luksoze
Panairi zgjat deri në datën 28 shtator
Bileta për një ditë në panairin e jahteve luksoze është 300 euro
Stafi punon fort që të shkëlqejnë
Të pasurit vijnë të shohin jahtet për blerjen e tyre të radhës. Këtë vit priten të futen 42 jahte të reja
Blerësit duan të dinë nëse jahti ka pistë helikopterësh
Pamja e jashtme duhet të jetë po ashtu tërheqëse
Shumë prej tyre rrinë te hoteli Metropol, ku dhoma kushton deri më 41 mijë dollarë nata
Panairi s’ka kod veshjeje, por organizatorët kanë të drejtë të përzënë ata që nuk përputhen me imazhin
Një tjetër vend tërheqës për pasanikët është Buddha Bar
Të gjithë janë të veshur si për festa gala
Makinat nëpër këto hotele janë pothuajse të gjitha luksoze
Që nga Ferrari e deri te Rolls Royce
Por festat më të zjarrta bëhen nëpër jahte
Ky jaht gjigant pritet të jetë ylli i kësaj shfaqjeje
Por ka dhe të vegjël e elegantë
Pamjet luksoze të hotelit
Por ky s’është hoteli i vetëm me pamje të bukura
Po ç’kuptim ka vizita në Monako pa parë kazinotë?
Ose në klube nate, ku mund të shohësh aktorë si Leonardo Di Kaprio e Lionel Riçi
Top Channel