Nipi i Robert De Niro gjendet i vdekur në moshën 19 vjeçare në apartamentin në New York (fotot)

Babai zemërthyer i nipit të aktorit amerikan Robert De Niro, Leandro i bënte atij homazhe të ndjera pas vdekjes së papritur në moshën 19 vjeçare.

Leandro i ishte i biri i bijës së adoptuar të De Niro, Drena, 51 vjeçare, dhe artistit Carlos Rodriguez.

De Niro adoptoi Drena, bijën e gruas së tij Diahnne Abbott, pasi ata u martuan në 1976.

Dhe Drena njoftonte vdekjen e të birit në rrjetet sociale duke shkruar: “Sa do të doja që dashuria jonë të të kishte shpëtuar”.

Është ende e paqartë mënyra sesi ka vdekur adoleshenti, por babai tij artist, shkruante në një tjetër koment: “Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar lumturinë që na solle në familjet tona. Ai është fëmija i Zotit. Shpirti tij ndriçoftë atë që nuk shihet në errësirë”.

Komenti i Drenas shkruante: “Të kam dashur aq shumë që kur të kisha në bark. Ke qenë lumturia e zemrës time dhe tani do të doja të isha me ty”.

Drena shtonte: “Nuk e di si do të jetoj pa ty por do të vijoj të shpërndaj dashurinë dhe dritën që më bëre të ndjej duke qenë nëna jote”.

Ende nuk janë dhënë detaje të shkaqeve apo rrethanave të vdekjes së papritur.

Top Channel