Nipi i nxjerr Kylie-t sekretin me Travis

Andej nga fillimi i muajit, para se pandemia të na sundonte jetët, burime të sigurta pranë çiftit bënë me dije se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë kthyer bashkë. “Ata kanë pasur gjithmonë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. U ndanë vjet sepse ishin shumë të ngarkuar. Nuk fokusoheshin dot mjaftueshëm te marrëdhënia sepse Kylie kishte biznesin, ndërsa Travis turneun dhe muzikën. Edhe pse kanë po aq punë, tani dinë ta menaxhojnë më mirë. Në fund të ditës, janë të lumtur që janë sërish një familje,” tha burimi asokohe.

Nipi i Kylie Jenner, djali i madh i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick. Mason hapi një llogari në Instagram dhe doli live dje. Mes të tjerash, tha këto fjali ekzaktësisht: “Jo, Kylie dhe Travis s’janë kthyer bashkë.”