Nipi i bosit të mafies italiane, arrestohet këngëtari i njohur! Ishte nën shoqërinë e menaxherit shqiptar
Këngëtari italian Niko Pandetta është arrestuar nga policia e Milanos, pasi ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg për trafik droge dhe evasion.
Nipi i bosit të mafies, Turi Cappello, u vendos në pranga nga policia mëngjesin e së mërkurës (19 tetor).
Ai kishte 12 mijë euro para kesh me vete. “Sapo firmosa një kontratë milioneri”, u tha ai agjentëve të policisë.
Në momentin kur u kap nga policia Pandetta ishte me menaxherin e tij shqiptar, 33-vjeçar, emri i të cilit nuk ëhstë bërë i ditur nga mediat italiane.
Këngëtari po qëndronte në një hotel në via Francesco Paolo Michetti dhe përgjatë ditës së martë ka qenë nën vëzhgim nga policia, por ka qëndruar brenda përgjatë gjithë ditës.
Rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës ai doli me kapuç në kokë dhe hipi që drejtohej nga një 38-vjeçar italian.
Agjentët e ndoqën makinën për disa kilometra dhe më pas vendosën ta kapnin në momentin kur rruga ishte e bllokuar nga semaforët, në mënyrë që ai të mos mund të largohej.
Në dëshminë e tij në komisariat ai u shpjegoi hetuesve se së shpejt do të kthehej në Catania për tu dorëzuar. Ndërsa zbulonte vendndodhjet e tij edhe në rrjetet sociale, ku së fundmi kishte bërë tag më Milano.
Gjykata e Katanias lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij më 12 tetor, por kur policia shkoi në banesën e këngëtarit nuk e gjetën aty.
Ndaj vendosën në lëvizje kolegët e tyre në Milano për të kapur këngëtarin, i cili kishte lënë gjurmë në rrjetët sociale.
Në njërin nga postimet shkruante: Jam mësuar në hapëria të ngushta, shtëpitë e vogla, qelitë. Nga brenda qelive do t’ju jap muzikë të re. Do të dal dhe do të më shihni më të fortë se më parë”.
Kur u ndalua, ai u tha agjentëve se kishte ardhur në Milano për të nënshkruar një marrëveshje rekord prej miliona lekësh dhe se më pas do të dorëzohej në burg në Siçili.
Në një çantë kishte 12 mijë euro kash të gatshme.
Niko Pandetta është 31 vjeç dhe ka një të kaluar (dhe të tashmen) të trazuar. Në debutimin e tij si këngëtar, ai i kushton këngë xhaxhait të tij Salvatore “Turi” Cappello, shefit drogës së Cosa Nostra që ndodhet në qelinë e tij në 41 bis që nga viti 1993.
Hiti i tij më i famshëm titullohet “Pistole nella Fendi” , ku në tekst ka referenca të vazhdueshme për trafikun e drogës, nderin, heshtjen dhe urrejtjen ndaj policisë dhe karabinierëve .
Një këngë që është kthyer shpejt në një frazë tërheqëse në rrjetet sociale ku Pandetta ka mbi 709.000 ndjekës në Instagram dhe 400.000 në TikTok.
Ndonëse shumë prefektura të Italisë e kanë penguar vazhdimisht që të bëjë koncerte live për shkak të teksteve të këngëve të tij në të cilat lartëson mafien, Pandetta këndon në klube, diskoteka.