Niko Spiro: Kam shpenzuar 400 Euro për një parfum, e kam bezdi që erën time ta ndjej diku tjetër
Tema sot në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë për përdorimin e parfumit dhe nëse është një armë sekrete për të joshur dikë. I pyetur nga moderatorja Katerina Trungu se sa ka shpenzuar për një parfum, koreografi i njohur Niko Spiro ka treguar, se ka shpenzuar rreth 400 Euro vetëm për një parfum i cili sigurisht nuk ishte për përdorim të përditshëm. Ai ka theksuar gjithashtu se e ka shumë bezdi që aromën e tij ta ndjejë diku tjetër.
Katerina Trungu: Deri ku ka shkuar shpenzimi yt për parfumet, meqë t’i gjithmonë e mban një parfum në çantë?
Katerina Trungu: Ueu goxha, jo pak! Ti i dashke vërtet shumë parfumet!
Niko Spiro: Idea është se nuk është në përdorim të përditshëm. Unë thashë jam tek Montale, domethënë për përditshmërinë time, Red Tabacco, Tom Ford, Tabacco Vanille, por që pjesën më të madhe të kohës, parfumin e hedh në mëngjes dhe ndoshta pasi mbaroj palestrën. Ka raste që unë e fus bluzën të lahet dhe era nuk ka ikur akoma.
Katerina Trungu: Ooo super, ai është parfum i mirë. Unë kam vënë re kohët e fundit një tendencë që njerëzit po shkojnë drejt parfumeve të shtrenjta, luksoze.
Niko Spiro: Mendoj se është pjesa e trendit, për shembull Creed , ishte një periudhë që kudo që ti të shkoje, ti ndjeje Creed-in. Unë për shembull e kam shumë bezdi ta ndjej erën time diku tjetër, e e kam shumë, shumë bezdi. /tvklan.al