Niko Komani: Vajzat ankohen s’ka burra, burrat më shkruajnë mua mesazhe
I ftuar në “Natën me Aulonën”, Niko Komani tregoi se si kanë qenë reagimet pasi ai u shfaq i veshur me një kostum ku gjoksi ishte mbuluar nga dy zemra. Sipër kishte një tyl portokalli në formë luleje, pantallona të kuqe lëkure dhe një korse të kuqe që e mbulonte deri te gjoksi. Flokët i kishte stiluar me disa kapse.
Niko tha se komentet kanë qenë nga ato që e kanë komplimentuar, deri te ata që e kanë ofenduar.
Ai u shpreh se habitej kur vajzat VIP që njeh i thoshin s’ka burra, ndërsa pasi u shfaq me atë veshje kuptoi se burra me të vërtetë nuk ka pasi shumë djem i kanë shkruar duke degraduar autoritetin dhe karakterin e tyre me mënyrën e të shprehurit.
“Kanë frikë të flirtojnë, por nuk kanë frikë të gjykojnë,” tha Niko.